Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) njofton se ka zhvilluar sot një tjetër ankand për sigurimin e energjisë për periudhën 14 – 17 Tetor në sasinë 15,584 MWh.
Sipas OSHEE nga ankandi sasia e energjisë së kërkuar u sigurua pjesërisht, konkretisht u sigurua sasia prej 4,128 MWh, me çmim mesatar 264.50 Euro/ MWh.

Kujtojmë se dje OSHEE zhvilloi dy ankande të tjera, ku u sigurua 24,920 MWh me çmim mesatar 258.47 Euro/ MWh (rreth 6.4 milionë Euro.)
Në vijim të 3 ankandave të zhvilluara dje dhe sot u arrit të sigurohej në total sasia 29,048 MWh nga 44,400 MWh të kërkuara për periudhën 13 – 17 Tetor, me çmim mesatar 259.32 Euro/MWh. Në total sot dhe dje janë blerë rreth 7.4 milion euro energji në total.

Pavarësisht mosplotësimit të sasive të kërkuara, “Furnizuesi i Tregut të Lirë” SH.A. ishte e detyruar të skualifikonte disa nga ofertat për shkak të çmimeve shumë të larta, të cilat arrinin deri në 590 Euro/ MWh.