40 punonjës të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë elektrike në rajonin e Shkodrës janë bërë pjesë e fushatës vullnetare të dhurimit të gjakut për fëmijët që vuajnë nga Talasemia. Drejtori Armand Zhuka tha se punonjësit e këtij institucioni janë të gatshëm të kontribuojnë në shumë fushata në ndihmë të komunitetit.

Ndërkohë, organizatori Mirsad Basha tha se përmes dy fushatave të fundit është siguruar një sasi e konsiderueshme gjaku për fëmijët talasemikë.

Fushata e dhurimit të gjakut do të shtrihet në institucione të tjera.

 

Artikulli paraprakKRAJA BËN ‘BILANCIN’ E SPAK NË KUVEND: PËR NJË VIT KEMI SEKUESTRUAR 70 MILIONË EURO PASURI
Artikulli tjetërMË PAK VIZITORË NË ZYRËN E INFORMIMIT PËR TURIZMIN