Njësia administrative e Bushatit në bashkinë Vau Dejës i është nënshtruar një investimi të rëndësishëm që po bën Operatori i Shpërndarjes të Energjisë Elektrike.

Shefi i sektorit teknik Gjon Bala në OSHEE njësia Shkodër thotë se investimet po bëhen në të gjithë rrjetin në njësinë e Bushatit. OSHEE përveç Bushatit do të investojë në përmirësimin e rrjetit furnizues me energji elektrike edhe në disa njësi të tjera. Këto investime ndikojnë drejtpërdrejtë në uljen e humbjeve si dhe një furnizim më të mirë me energji elektrike. Shkodra do të jetë në vëmendje të OSHEE-së përsa i përket investimeve për të ulur nivelin e humbjeve që për 2016-ën ishte 42%.

Artikulli paraprakPREFEKTI S’FIRMOS BUXHETIN AFAT-MESËM, VETËM 2017-ën
Artikulli tjetërZGJEROHET SKEMA E MBËSHTETJES PËR FERMERËT