Pas deklarates se bere nga PD OSHEE Shkoder ka reaguar permes nje njoftimi per shtyp.

“Deklarata e PD Shkoder eshte nje deklarate dashakeqe dhe dizinformuese per punen qe punonjesit e OSHEE-se po bejne keto dite per te perballuar defektet e shumta. Po, eshte e vertete se ka patur nderprerje te energjise elektrike, por arsyeja e vetme kane qene defektet, te cilat me te gjithe kapacitetet tona njerezore dhe teknike, i kemi riparuar ne kohen me te shkurter te mundshme, pavaresisht rreshjeve te shiut apo temperaturave shume te ulta te diteve te fundit”-thuhet nw njotimin e OSHEE. Me tej vijon: “Punonjesit e OSHEE Shkoder kane punuar me ore te zgjatura, orar pa orar dhe kur zoterinjte e zonjat e PD-se kane qene ne shtepite e tyre duke menduar e shkruar deklaraten e tyre. Sigurisht, kjo eshte detyra jone, nuk presim asnje falenderim nga ata qe per 25 vite, jane identifikuar si shpifesit e çertifikuar edhe nga gjykatat shqiptare. Te pakten te heshtnin, ne respekt te punes deri ne sakrifice ne punonjesve te OSHEE-se, por edhe te qytetareve qe jo ne pak raste kane shprehur mirekuptim e falenderim per punen e ndermarrjes sone. Me “lot krokodili”, PD flet edhe per “familje me probleme sociale” apo “familje me antare me semundje te renda” qe po privohen nga energjia elektrike. “Humanizmin” e PD-se e njohin me mire se askush qytetaret shqiptare ne keto 25 vite dhe nuk ja vlen te flasim. Ndersa per “shqetesimin” e tyre, u kujtojme se te gjithe shqiptaret kane mundur te perfitojne nga falja e kamat- vonesave te faturave te pashlyera, por edhe nga lidhja e kontrateve me OSHEE per shlyerjen me keste te debive familjare”. Reagimi i OSHEE mbyllet duke siguruar qytetaret e Shkodres se do jene ne krye te detyres per riparimin e defekteve.