OSHEE njësia Vau-Dejës ka hedhur poshtë akuzat e Partisë Demokratike. Kandidati për deputet për Partinë Socialiste, Ilir Beqaj, ka publikuar deklaratën e drejtorit të OSHEE, dega e Vau-Dejës.

POSTIMI I PLOTË

Vazhdon seriali i rrenave të kandidatëve të PD-së në Shkodër. E nisi Helidon Bushati dhe po e vazhdon Zef Hila. Ashtu si Helidonin dhe Zefin, OSHEE e nxorri rrencak. Më keq akoma si kryetar bashkie nuk paska pagu detyrimet e energjisë elektrike. Me këtë model të dështuar PD kërkon të vijë në pushtet.