Rreth 700 ankesa janë bërë ditët e fundit për mbifaturimet që janë bërë nga Operatori i Shpërndarjes të Energjisë Elektrike.

Shifra bëhet e ditur nga prefekti i qarkut Shkodër Paulin Radovani. Sipas prefektit ky numër mund të jetë edhe më i madh dhe kjo ka ardhur si shkak i faturave të fryra që kanë mbërritur nga OSHEE në shtëpitë e shkodranëve. Edhe në zyrat e shërbimit për klientin të OSHEE dhjetra qytetar të Shkodrës janë ankuar duke treguar për mbifaturimet që i kanë mbërritur. Shumë prej tyre kanë bërë ankimime duke mos qenë dakord me shumën e fryrë dhe për pjesën më të madh OSHEE ka pranuar mbifaturimet që janë bërë duke i likujduar përmes bankave të nivelit të dytë në ditët në vijim.

Artikulli paraprak“POGEJ”, INVESTOHEN 7.5 MLN LEKË NË INFRASTRUKTURË
Artikulli tjetërA ZBATOHEN STANDARDET E PUNËS NË SHQIPËRI?