Në të gjithë vendin, operatori i shpërndarjes së energjisë elektrike ka rinisur aksionet për të goditur abuzimet me energjinë.

Këto aksione janë zhvilluar edhe në Shkodër ku mësohet se tre persona janë shoqëruar në polici për lidhje të paligjshme dhe ndërhyrje në matësa. OSHEE-ja thotë së puna do të vijojë edhe ditët e ardhshme, ndërsa thekson se pritet të ketë arrestime. Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka rinisur gjatë ditëve të fundit aksionet kundër lidhjeve të paligjshme të energjisë elektrikë. Grupet e Task Forces në drejtoritë rajonale Shkodër, Burrel dhe Tiranë janë duke ushtruar kontrolle në lidhje me ligjshmërinë e furnizimit me energji elektrike të subjekteve private dhe familjare.  Në Tiranë, kontrollet jane fokusuar në aksin Vaqarr-Pezë-Ndroq, si dhe Qesarak, Sauk dhe në zonën e Kamzës dhe Laprakës. Si rezultat I këtij aksioni në te trija rajonet e lartpërmendura, janë shoqëruar në polici 5 shtetas, tre prej tyre biznesmenë (3 në Shkodër, 1 në Mirditë dhe 1 shtetas në Tiranë). Më herët, gjatë 24 orëve të fundit, në Fier janë shoqëruar në polici 4 abonentë, për vjedhje të energjise elektrike. Kryesisht, mekanizmi i përdorur është ndërhyrja në matës, duke ulur abuzivisht konsumin. Aksioni vijon në të gjithë vendin ku priten të tjera arrestime.