
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, ka arritur të zëvendësojë panelin elektrik që u përfshi nga flakët dhe të rikthejë furnizimin me energji brenda pak orësh në një pallat në lagjen Besëlidhja, në Lezhë. Menjëherë pas incidentit, punonjësit e OSHEE-së u angazhuan maksimalisht në terren, duke kryer ndërhyrjen e nevojshme teknike dhe rikthyer normalitetin.









