
Një pjesë e lagjes “Besëlidhja” në qytetin e Lezhës mbeti pa energji elektrike për rreth 12 orë, si pasojë e djegies së një transformatori që furnizon këtë zonë.Ndërprerja e energjisë ndodhi rreth orës 23:00 të mbrëmjes së të mërkurës, duke lënë në errësirë banesa, biznese dhe institucione publike. Mes zonave të prekura ishin edhe zyrat e Gjendjes Civile dhe të ALEAT-it, çka solli vështirësi në ofrimin e shërbimeve për qytetarët gjatë orëve të para të ditës së enjte.Mëngjesin e së enjtes, ekipet e Operatorit te Shperndarjes se Energjise Elektrike ndërhynë për riparimin e defektit, duke bere zëvendësimin e transformatiorit te djegur dhe rikthimin e energjise elektrike rreth ores 10 te paradites te se enjtes.Sipas OSHEE-së, kjo nuk është hera e parë që ky transformator digjet, pershkak te ngarkeses se larte ne rrjet.
Për të shmangur përsëritjen e situatave të tilla, transformatori i dëmtuar është zëvendësuar me një të ri me kapacitet më të lartë, i cili pritet të përballojë ngarkesën e rrjetit dhe të garantojë furnizim më të qëndrueshëm me energji elektrike për banorët dhe institucionet e lagjes “Besëlidhja” ne Lezhe.






