Këto ditë ka një rritje fluksi të qytetarëve që duan të aplikojnë për kartat e shëndetit.

Një gjë të tillë e thotë drejtori i Fondit të Kujdesit të Detyrueshëm Shëndetësor në Shkodër Arvit Osja dhe kjo vjen pasi jemi drejt përfundimit të afatit për paisjen me karta shëndeti teksa ky proces mbyllet me 30 prill të këtij viti. Drejtori Osja ka edhe një thirrje që qytetarët të mos paraqiten vetëm tek poliklinika për të aplikuar por edhe në pikat e tjera që janë të shpërndara në zona të ndryshme duke qenë se frekuentohen më pak duke krijuar më pas radhë të gjata tek poliklinika. Një problem mbetet mosdhënia e vërtetimeve të papunësisë nga zyra e punës por kjo thotë drejtori Osja nuk është një çështje që zgjidhet nga jo institucioni i tij por nga zyra e punës. Edhe më parë drejtori Osja ka bërë thirrje që qytetarët të mos dynden vetëm tek pika në qendër të qytetit por edhe tek zyra të tjera ku kanë mundësi të aplikojnë për kartat e shëndetit.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakPARTIZANI MUND VLLAZNINË 3-0, SUKAJ SHËNON 2 GOLA
Artikulli tjetërADEM BEKTESHI PREZANTON PLATFORMËN PËR REKTOR