Ish-komunat e Dukagjinit vazhdojnë që të vuajnë mungesën e mjekëve të familjes. E gjithë ajo zonë, Shala, Shoshi dhe Pulti mbulohet vetëm me një mjek familjeje. Një gjë të tillë e thotë Arvid Osja, drejtori rajonal i fondit të kujdesit shëndetësor i cili e pranon si problematikë e cila vijon prej kohësh.

Ish-komunat e Dukagjinit, tashmë pjesë e bashkisë Shkodër edhe vetë banorët kanë ngritur shqetësimin e mungesës së mjekëve të familjes por edhe ofrimit të shërbimeve për shëndetin në përgjithësi. Ata nuk kanë asnjë zgjidhje tjetër vetëm në çdo rast emergjent që kanë por edhe për shqetësime të zakonshme shëndetësore duhet që të vijnë në spitalin rajonal të Shkodrës duke udhëtuar për disa orë. Vitin e ardhshëm pritet që Ministria e Shëndetësisë ta minimizojë këtë problem me një ofrim më të madh shërbimesh.