Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ndodhet në një vizitë 2-ditore në Portugali.

Osmani është takuar me ministrin e Brendshëm Eduardo Cabrita dhe pjesëtarë të forcave të rendit, të cilët kanë shërbyer edhe në Kosovë.

Presidentja e Kosovës ka shprehur falënderimet për kontributin e dhënë, duke kujtuar rolin e Portugalisë në angazhimin në Kosovë gjatë vitit 1999, ndërsa vlerësoi bashkëpunimin mes dy vendeve.

Më tej ajo ka kërkuar nga ministri Cabrita që vendet të shkëmbejnë përvoja mes tyre në mënyrë që Policia e Kosovës të përfitojë nga ajo portugeze.

Po ashtu në këtë takim Osmani ka theksuar se Kosova është e qartë dhe e vendosur në rrugën e saj Europiane duke shtuar se prioritet mbetet anëtarësimi në BE, NATO, INTERPOL dhe organizata të tjera ndërkombëtare.

Artikulli paraprak“GJYKATËSI NË PARIS MË THA; ‘NË DOSJEN NDAJ TEJE KA ZERO PROVA’”, BERISHA FLET NGA LEZHA
Artikulli tjetërKONFLIKTI LONDËR-PARIS, HYN NË “LOJË” EDHE GJERMANIA