Pas kryeministrit Albin Kurti, edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar PS-në për fitoren e mandatin të tretë në 25 prill.

Osmani shkruan se përgëzon edhe PD-në dhe gjithë partitë e tjera për pjesëmarrjen në këto zgjedhje, duke uruar që të gjithë të kenë kontribut në forcimin e demokracisë.

“Urime Partisë Socialiste për fitoren në zgjedhjet e 25 prillit. Përgëzoj Partinë Demokratike dhe gjithë partitë e tjera për garën zgjedhore. Uroj që të gjithë përfaqësuesit politik të kontribuojnë në forcimin e demokracisë, sundimit të ligjit dhe bashkëpunimit me Kosovën.”

Ndryshe nga Kurti, duket se Osmani ka zgjedhur që të urojë vetëm partitë dhe jo liderat e tyre drejtues.

Artikulli paraprakMETA: ZBRAZJA E SHQIPËRISË RREZIKON TË KTHEHET NË NJË FATKEQËSI KOMBËTARE
Artikulli tjetërLAJM I BUKUR NGA MATERNITETI ‘KOÇO GLIOZHENI’, VIJNË NË JETË TRINJAKË