Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se vazhdimi i masave ndëshkuese që Bashkimi Evropian ka vendosur ndaj vendit mbetet “i pashpjegueshëm, i padrejtë dhe i paarsyeshëm”.

Gjatë një takimi me raportuesin për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, Osmani kërkoi mbështetjen e tij për heqjen e këtyre masave që blloku evropian i ka vendosur më 2023.

“Presidentja Osmani kërkoi mbështetjen e zotit Terras për heqjen sa më të shpejtë të këtyre masave, duke rikujtuar se ato dëmtojnë qytetarët dhe minojnë besimin në procesin e integrimit, teksa Kosova ka përmbushur çdo kërkesë të paraqitur nga partnerët evropianë. Sipas presidentes Osmani, heqja e masave do të ishte një sinjal i fuqishëm për qytetarët dhe një mesazh inkurajues për vazhdimin e reformave”, u tha në njoftimin e Presidencës së Kosovës.

Artikulli paraprak6 KANDIDATË NË GARË PËR AVOKATIN E POPULLIT, PËRJASHTOHEN 4 TË TJERË – NUK PLOTËSUAN KUSHTET LIGJORE
Artikulli tjetërBERISHA: PO PËRGATISIM PROTESTAT KOMBËTARE!