
Gjimnazi “Oso Kuka” në Shkodër ka fituar për herë të dytë projektin “Super Schools”, të financuar nga RYCO. Në kuadër të këtij projekti, nxënësit kanë shkëmbyer ide dhe përvoja me nxënësit e shkollës nga Malisheva, në Kosovë.
Gjatë aktiviteteve u zhvilluan diskutime mbi tolerancën fetare, si dhe lojëra dhe vizita në muzetë e Shkodrës. Një takim u zhvillua edhe në Muzeun “Marubi”, ku të rinjtë u njohën me trashëgiminë kulturore dhe shkëmbyen eksperienca mes tyre.
Projekti vlerësohet si një mundësi e rëndësishme për bashkëpunimin dhe afrimin e të rinjve të rajonit. Nxënësit gjithashtu vizituan disa nga muzetë dhe vendet historike të qytetit të Shkodrës






