OSSH Shkodër asistoi në riparimin e shpejtë të defektit në fiderin e Ujësjellësit Shkodër (linjë e brendshme e ujësjellësit), me qëllim risjelljen sa më të shpejtë të furnizimit me ujë për qytetin.
Edhe pse infrastruktura e ujësjellësit nuk është përgjegjësi e OSSH Shkodër, mbështetja ndërinstitucionale në situata emergjente është e domosdoshme dhe në shërbim të qytetarëve.
📌 Sqarojmë se problematika e krijuar lidhet me rrjetin e ujësjellësit dhe nuk ka lidhje me furnizimin me energji elektrike nga OSSH Shkodër.
Transparenca dhe komunikimi i qartë janë thelbësore për të shmangur keqkuptimet dhe për të informuar saktë qytetarët.
Faleminderit për mirëkuptimin!

Artikulli paraprakKONTROLLET E DJESHME NGA SPAK. HETIM I PËRBASHKËT ME AUTORITETET ITALIANE, LIDHET ME CALL CENTER-AT
Artikulli tjetërKONTROLLET PËR PAGAT NË NDËRTIMI, MINISTRI MALAJ: DUHET TË MBROJMË PENSIONET E SË ARDHMES