
Dy shtetas janë proceduar penalisht pasi u kapën duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor kanë
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit A. D., 18 vjeç, banues në fshatin Kuç, dhe A. H., 61 vjeç, banues në fshatin Meselim, pasi u kapën duke drejtuar motomjetet, pa leje drejtimi;
-referuan materialet në Prokurori, pasi dje, në aksin rrugor “Shkodër-Lezhë”, shtetasi F. Gj., 28 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti i tij është përfshirë në përplasje me automjetet me drejtues shtetasit M. C., 43 vjeç dhe A. G., 58 vjeç. Nga aksidenti është dëmtuar lehtë shtetasi M. C.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër kanë referuar materialet në Prokurori,ku nisi procedimi penal për shtetasen D. L., 69 vjeçe, pasi nga kontrollet e kryera në bashkëpunim me shërbimet e OSHEE-së, në banesën e saj u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.
Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër kanë referuar materialet në Prokurori, pasi ka kallëzuar shtetasja O. F., 22 vjeçe, se shqetësohet nëpërmjet celularit, nga një numër i panjohur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe kanë referuar materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen F. C., pasi ka kryer punime ndërtimi, pa lejen përkatëse.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.






