Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapić, nuk është lejuar të futet në Shqipëri në doganë, për shkak se nuk kishte një test PCR të vlefshëm apo një pasaportën e vaksinimit anti-Covid.

Lajmi bëhet i ditur nga gazetari malazez, Aleksandar Brezar, i cili ka postuar një video në llogarinë e tij në Twitter, ku shihen makina qeveritare që kthehen mbrapsht në kufi.

“Kryeministri malazez Zdravko Krivokapiç me sa duket u kthye në kufirin shqiptar për të mos pasur një test të vlefshëm PCR ose një pasaportë vaksinimi, gjë që mund ta ndalojë atë të marrë pjesë në drekën e Ballkanit Perëndimor me kancelaren gjermane Angela Merkel. E turpshme!”- shkroi ai në Twitter..