Një 20-vjeçare nga Librazhi është prangosur nga policia, pasi është përplasur me kolonën e një lokali.

E reja Adenisa A., 20 vjeçe, banuese në fshatin Kuturman të Librazhdit, ka qenë e pa patentë në momentin e përplasjes.

Njoftimi i Policisë së Elbasanit:Nga Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Komisariatin e Policisë Librazhd, u bë arrestimi në flagrancë i shtetases:Adenisa A, 20 vjeçe, banuese në fshatin “Kuturman” Librazhd.

Shtetasja e lartpërmendur duke drejtuar mjetin me targa AA 825 IN, e pa paisur me Leje drejtimi , ka humbur kontrollin e drejtimit të mjetit duke dalë nga rruga dhe është përplasur me kolonën prej betoni të një lokali.

Si pasojë është aksidentuar drejtuesja e mjetit e cila ndodhet në spitalin e Librazhdit jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprën penale ‘Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor’ dhe ‘Drejtimi i automjetit në gjendje të dehur apo pa dëshmi’, parashikuar nga nenet 290 e 291 të Kodit Penal.

Një qytetar nga Librazhdi tregon i tmerruar çastet kur makina e drejtuar nga një 20 vjeçare është nisur drejt lokalit ku ai bashkë më mjaft qytetarë të tjerë ishin duke pirë kafe.
Qytetari tregoi: “Ishim brenda në lokal bashkë me dy shokë të tjerë.

Në lokal kishte edhe qytetarë të tjerë që po pinin kafe. Në një moment një makinë u drejtua drejt nesh. Dëgjuam të baritura e më pas një zhurmë të fortë.

Për fat makina u përplas me shtyllën që ndodhej para lokalit. Ndryshe do të kishte hyrë brenda dhe do na kishte palosur të gjithëve!

Dolëm të frikësuar dhe ndihmuam shoferen që ishte një vajzë e re. Pas pak erdhi edhe Policia dhe e transportoi për në spital. Jetën e kemi prej asaj shtyllës. Do ta bëjmë lapidar!” rrëfeu qytetari për infoelbasani.

Policia pas ngjarjes njoftoi për aksidentin dhe arrestimin e Adenisa A. shoferen e mjetit, duke zbuluar se 20-vjeçarja nuk kishte fare patentë.

Artikulli paraprakAKSIDENT NË RRUGËN E RINASIT, MAKINA PËRFUNDON NË ARË
Artikulli tjetërMORËN 200 MIJË EURO ME PREMTIME PËR PUNËSIME, PRANGOSEN BURRË E GRUA