Akoma pa u bërë një muaj nga aksioni i fundit i bashkisë së Shkodrës për pastrimin e trotuareve nga shitësit ambulant në lagjen “Rus” sërish pjesa më e madhe e tregtarëve janë rikthyer në rrugë duke shitur. Shitësis vazhdojnë të mos i binden policisë bashkiake duke zënë sërish trotuarët me produktet e tyre. Njësoj si shitësit ambulant edhe subjektet private që operojnë në këtë zonë vijonë të zënë hapsirat publike me produktet e tyre.
Zënia e trotuareve është kthyer shpesh herë në një problem shqetësues për qytetarët pasi hasen me vështirësi në kalim në atë zonë. Nga ana tjetër duket se policia bashkiake e ka të vështirë të ndalojë këto tregtarë për tu rikthyer në rrugë. Vetëm gjatë muajit korrik policia bashkiake ka zhvilluar 3 aksione për pastrimin e trotuareve nga shitësit por sërish duket se nuk kanë qënë të mjaftueshme. Janë të shumtë shitësit ambulant në Shkodër që shesin në rrugë dhe trotuare. Duket se as këtë herë ashtu si më përpara që ka pasur aksione të tilla për lirimin e hapësirave publike nuk ka funksionuar pasi shitësit janë rikthyer sërish në rrugë duke shitur.