Pacienti i psikiatrisë mbyllet në dhomë dhe kërcënon vetëvrasjen

Një person i armatosur brenda një spitali në Stamboll kërcënoi se do të vriste veten. Ngjarja ndodhi mesditën e së mërkurës (1 shkurt) në qendër të qytetit dhe sipas mediave vendase personi i armatosur ishte pacient i spialit ishte mbyllur në një dhomë. Policia menjëherë evakuuoi pacientët dhe stafin mjekësor të spitali. Personi arriti që ti bindej policisë për tu dorëzar pas disa orë negociatash. Më herët u raportua se pacienti kishte marrë peng edhe persona të tjerë, pjesë të stafit mjekësor të spitalit, por kjo u hodh poshtë nga drjetori i spitalit. Drejtori tha se pacianti kishte marrë trajtim në spitalin psikiatrik dy vitet e fundit dhe një raport i paraqitur për të thoshtë se ai nuk duhet të lejohej të mbante armë. Incidenti vjen pas tensioneve në Stamboll dhe sulmeve të ndodhur në zona të populluara siç ishte sulmi me armë në lokalin e natës ku u vranë 39 persona.