Ministri i Punëve të Jashtme, Begjet Pacolli gjatë raportimit në Komisionin për Punë të Jashtme ka folur rreth një takimi që kishte zhvilluar me kryediplomatin nga Moska, Sergej Lavrov. Ky i fundit i kishte thënë atij se Vladimir Putin është pengesa që po i bëhet mosnjohjes së Kosovës nga ana e Rusisë.. “Ishte Rusia që njohu pasaportat për sportistët tanë. Ukraina nuk e la ekipin tonë nacional të luaj aty. Unë do te insistoj që pa nënshtrime.

Unë jam takuar me Lavrovin në Moskë para bashkëpunëtorëve të mi dhe s’ka pasur asgjë të keqe. Kosova është një vend që duhet ta konsiderojë Rusia. Kosova ka pasur një pozitë te Rusia deri në vitin 2007. Koshtunica ka shkuar dhe është në takime me Putinin. Në një samit ai ka pritur për 3 dite. Çdo herë që takohem me diplomat nga Rusia më thonë: Behgjet, ti e din cili është problemi. Është një njeri i cili i ka premtuar Koshtunicës. Rusia nuk është Putini, sepse aty është një popull dinjitoz. Serbia i ka mashtruar gjithmonë historikisht”, ka thënë Pacolli

Artikulli paraprakRIKTHEHEN RESHJET E SHIUT NË VEND, JA TEMPERATURAT
Artikulli tjetërGJIKNURI NË DURRËS: PAGESA E UJIT, GARANCI PËR INVESTIMET