Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës në zonat e prekura nga tërmeti u takua edhe me Begjet Pacollin, i cili i ofroi gatishmëri të plotë për të ndihmuar Shqipërinë.

Kryeministri Rama tha se situata është e vështirë, por kjo lehtësohet falë gatishmërisë që kanë dhënë të gjitha vendet e tjera.

Rama tha se beson që brenda 2020 të gjitha shtëpitë do të ndërtohen.

“Është situatë shumë e vështirë, por besoj që do t’ia dalim. Ajo që nuk bëjmë dot është të kthejmë në jetë ata që humbën jetën.

Kemi shumë të plagosur, pjesa më e madhe me plagë të lehta. Kemi gatishmëri për t’i çuar edhe jashtë.

Është një super skuadër, janë të përgatitur të gjitha ekipet. Me njerëzit që janë jashtë kemi vendosur ti akomodojmë në hotele sepse nuk mund të rrinë në çadër në dimër.

Në momentin kur ndodh krizë e tillë të gjithë mblidhen. Kemi shumë suport të gjitha vendet. Banda 2020 besoj do i kemi futur të gjithë në shtëpia”, tha kryeministri Rama.

Pacolli tha se populli i Kosovës solidarizohet me Shqipërinë në këtë situatë të vështirë.

“Populli i Kosovës solidarizohet. Unë personalisht, ne të gjithë jemi duke punuar dhe besoj se që nga dje është bërë punë. Ne jemi të gatshëm t’ju vijmë në ndihmë të plagosurve, ata që kanë nevojë për shërim dhe ata që kanë mbetur pa strehim. Ne jemi gati dhe vetëm të koordinohemi”, u shpreh Pacolli.

Artikulli paraprakTERMETI, PAPA FRANÇESKU: LUTEM PER ATE POPULL QE E DUA SHUME
Artikulli tjetërSHQIPTARËT HAPIN DYERT E SHTËPIVE…NUMRAT E TELEFONIT KU MUND TË KONTAKTONI NËSE NUK KENI GJETUR ENDE NJË STREHË