Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi, ka denoncuar se një çift në Rubik, ka marrë 9 milionë euro nga inceneratori i Tiranës në pronësi të Klodian Zotos.

Kryetarja e LSi Monika Kryemadhi ka folur për padinë e inceneratorëve. Kryemadhi është shprehur se nuk është kundër Lefter Kokës, por se është kundër skemës së vjedhjes së kryeministrit Edi Rama.

Skema tha Kryemadhi është në të tre inceneratorët të Fierit, Elbasanit dhe sidomos atë të Tiranës.

“Nuk është kundër ish-minsitrit Lefter Koka është kundër Edi Ramës, skemës së tij të mashtrimit të parave, vjedhjes së parave dhe të pastrimit të parave. Do ta vazhdoj deri në fund deri sa kjo gjë të zbardhet. Nuk mund të ecim me të njëjtën metodologji siç ecën me Saimir Tahirin. Ju e mabni Në 2017, Saimir Tahiri u kërkua nga krimet e rënda dhe parlamenti shqiptar dhe Edi Rama e mbrojtën dhe nuk e pranuan. Sot që nuk është askushi, sot nuk është as deputet, as politikan, as anëtar i PS, asgjë, e arrestojnë me një dosje të nisur nga krimet e rënda, pra jo nga SPAK-u. Dosja e inceneratorëve, qoftë e Tiranës, Fierit e Elbasanit por e Tiranës një herë. Kanë kaq shumë, për t’u futur për t’u hapur dhe për t’u faktuar jo vetëm grabitjen, jo vetëm korrupsionin por dhe rënien e shtetit dhe kthimin e një skemë të pastrimit të parave të gjithë strukturës shtetërore. Kjo është skema e inceneratorëve që janë 130 milionë euro të paguara për inceneratorët. Një shishe ujë kur e blejmë në lokal ne paguajmë 20 % e tvsh-së. Një bukë 700 lekëshe, 140 lëkë janë TVSH. Zotëria në fjalë Klodian Zoto ka marrë nga buxheti shtetit 130 milionë euro dhe minimum që duhet të paguante janë 21 milionë euro. Nuk ka paguar asnjë qindarkë. Kjo është një kompani, një çift që jetojnë në Rubik, me shtëpi me qira në Lezhë dhe Klodian Zoto i ka dhënë 9 milionë dollar punë. Këta nuk bëjnë asgjë, a janë lavazhierë, a janë fermerë, nuk ekzistojnë asgjëkundi. Këta kanë marrë 9 milionë dollarë nga inceneratori dhe nuk kanë paguar 20% e tvsh-së. Si puna e kësaj kompanie janë të gjithë kompanitë e tjera”, ka thënë Kryemadhi.