KËSHILLTARI: I HAPUR PËR ÇDO HETIM, BORDI TË REAGOJË ME PASTRIME. Akuzat e ngritura nga Këshilltari i Bashkisë së Shkodrës Erogen Vaso, për trukim të ndeshjes, Vllaznia-Kukësi dhe padisë së bërë nga Kukësi për Vason për akluza të paqëna, ka marrë vemendjen e të gjithëve ku dhe Federata Shqiptare e Futbollit kërkoi hetimin e këtij takimi.

Star Plus, ka kontakuar nga afër Erogen Vason për padinë e kukësit dhe si reagon ai për këtë veprim. Përsa i përket akuzave që ai tashmë i ka bërë publike, vijon të jetë stoik në qëndirmin e tij, duke thënë dhe arsyen pse kërkon llogari tek drejtuesit e ekipit. Më tej ai i sugjeron, mënyrën se si duhet të veprojë aktualisht bordi drejtues i ekipit. Në fund, Vaso ngre pikëpyetje se si do të rriten futbollistët e ardhshëm, ndërsa kërkon ti jepet fund kësaj situate. Erogen Vaso, ka dalë haptazi në akuza për trukim të ndeshjes Vllaznia-Kukësi, ndërsa vijon ti qëndrojë këtyre fjalëve. Ndërkohë, drejtuesit e Vllaznisë nga ana e tjetër janë shprehur se i janë drejtuar prokurorisë për hetime. Për tu theksuar është se Vaso, vijon të jetë i bindur në mbrojtje të fjalëve të tij, duke u shprehur i gatshëm për çdo përballjë dhe në studio televizive me drejtuesit aktualë të Vllaznisë.

[iframe width=”300″ height=”315″ src=”//www.youtube.com/embed/NoFGoPFqMos” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakFURNIZIMI MË UJË, VIHET NË FUNKSION RRJETI
Artikulli tjetërMERKATO, VLLAZNIA OFRON NJË QENDËRMBROJTËS