Në Gjykatën e Prishtinës po mbahet seanca për vrasjen e 30-vjeçares Liridona Murseli. Në Gjykatë kanë mbërritur bashkëshorti i saj dhe dy të tjerët, që akuzohen se planifikuan vrasjen e të resë. Në gjykatë kanë arritur familjarë të Liridonës. Vëllai i të resë do të dorëzojë sot kërkesën për zhvarrimin e motrës. Para nisjes së gjykatës, disa gra kanë protestuar duke kanë mbajtur në duar mbishkrimin “Nuk ka paqe pa sigurinë e grave”.

Vrasja e Liridonës ka marrë vëmendje të madhe, pasi fillimisht ajo ishte raportuar nga Policia e Kosovës si “grabitje me pasoja të vrasjes”. Ngjarja e rëndë u shënua më 29 nëntor 2023 në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë të Kosovës. Atë natë Murseli kishte rrëfyer në polici se kishin rënë pre e një grabitjeje teksa kishte qenë në makinë me Liridonën dhe fëmijët, por hetimet dhe provat çuan në një pistë tjetër. Dhe më 1 dhjetor, pak orë pas ceremonisë mortore të Liridona Murselit, u njoftua arrestimi i Naimit. Në mediat kosovare, shkruhet se ish-këshilltari i Behgjet Pacollit ka pranuar para hetuesve se e ka porositur vrasjen e gruas te i dyshuari Granit Plava. Edhe ky i fundit ka pranuar se për të kryer vrasjen Murseli i ka premtuar 30 mijë euro në këmbim të vrasjes së gruas së tij.

I dyshuari Murseli ia kishte dhënë të dyshuarit Plava, 15 mijë euro para vrasjes, e 15 mijë të tjera do t’ia jepte pas kryerjes së veprës. Vrasja ka shokuar tre familjet, Murselin, Kallakun por dhe Ademin marrëdhëniet e të cilave nuk do të jenë më kurrë si më parë. Familjarët e Liridonës kanë kërkuar zhvarrimin e trupit të saj nga Cermjani dhe varrosjen e saj në fshatin Rracaj, aty ku edhe jetojnë familja e ngushtë. Ata thotë se i kanë dhënë dy ditë kohë për ta kryer këtë procedurë.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakVAU DEJËS, LËVIZTE E MUNICION LUFTARAK NË MAKINË ARRESTOHET 19 VJEÇARI
Artikulli tjetërKURBIN, NDËRTONTE PA LEJE ARRESTOHET 43 VJEÇARI