Paguajnë minorenët për të shkatërruar këndin e lojërave te konkurrentit, prangosen

Dy persona janë arrestuar nga policia e Elbasanit, pasi kishin paguar dy persona të mitur për të dëmtuar pajisjet e këndit të lojërave të një konkurrenti. Rasti absurd ka ndodhur në Elbasan, ndërsa në pranga përfunduar Aurel Braçja, 24 vjeç dhe Ymer Braçja, 54 vjeç. “Arrestimi i tyre u bë pasi dyshohen të kenë paguar dy shtetas të mitur me qëllim që të dëmtojnë për arsye konkurrence pajisjet në këndin e lojërave në pronësi të shtetasit F.K, 56 vjeç banues në Elbasan. Gjithashtu ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë ndaj dy shtetasve të mitur: K.K, 15 vjeç dhe J.P, 16 vjeç, të dy banues në Elbasan”, sqaron policia. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkatërrimi i pronës kryer në bashkëpunim” dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr, mbetur në tentativë”.

Artikulli paraprakREFORMA NË DREJTËSI, NË ÇDO GJYKATË NJË GJYQTAR I CAKTUAR PËR MEDIAT
Artikulli tjetërANTONIO TAJANI ZGJIDHET PRESIDENT I PARLAMENTIT EUROPIAN