Projekti “Katastrofat nuk njohin kufi” u përmbyll me dhurimin e disa paisjeve dhe veshjeve për forcat zjarrëfikëse të Shkodrës dhe repartit të FNSH-së. Prefektja e Qarkut Shkodër Majlinda Angoni u shpreh se këto paisje janë tejet të nevojshme ndërsa tha se tashmë ndërhyrja në raste emergjencash bëhet në koordinim me bashkitë.

Drejtori i repartit zjarrëfikës në Shkodër Agim Ponari u shpreh se paisjet e komunikimit në rastet e zjarreve në pyje kanë munguar deri më tani ndërsa foli edhe për zjarret e qëllimshme që vijojnë të jenë një shqetësim.

Leonard Qyra, drejtor në Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile thotë se vitin e ardhshëm do të ketë një stërvitje për rastet e përmbytjeve në qarkun Shkodër.

Më pas vijoi dhurimi i paisjeve për repartin e FNSH, një repart i amortizuar që sipas shefit Hamdi Shullani pritet që vitin e ardhshëm t’i nënshtrohet një rikonstruksioni të plotë.

Përgjegjësi i grupit të alpinëve Ardjan Zhuri tregon se operacionet në zonat malore dhe ujrat e rrëmbyeshëm janë të vështira dhe se këto paisje i ndihmojnë sëtepërmi.

Projekti “Katastrofat nuk njohin kufi” që u zbatua mes Shqipërisë dhe Malit të Zi me mbështetjen e fondeve të BE i erdhi në ndihmë emergjencave civile të të dy vendeve qoftë me trainime por edhe dhurimin e paisjeve konkrete.

https://youtu.be/RdBLbAZQsUA

Artikulli paraprakVLLAZNIA E FEMRAVE PREZANTON AFRIMET E REJA
Artikulli tjetërSEKRETARI I SHTETIT BLINKEN PËRFUNDON TAKIMIN ME PRESIDENTIN BEGAJ NË PRESIDENCË