Fëmijët rezidentë në qendrat e zhvillimit në Shkodër prezantuan punimet e tyre artistike në ekspozitën “Pak art n’pedonale” të zhvilluar në pedonalen “Kolë Idromeno” në qytetin e Shkodrës.

Të ardhurat e mbledhura ngashitja e punimeve të ndryshme do t’i kalojnë këtyre qendrave tha drejtorja rajonale e shërbimit social në Shkodër, Valbona Tula.

I pranishëm në këtë aktivitet ishte edhe kryetari i bashkisë Shkodër Bardh Spahia, i cili teksa vlerësoi aktivitetin tha se kjo shtresë e fëmijëve kanë nevojë për mbështetë multi-institucionale.

Ky aktivitet do të hapet edhe në datat 30 dhe 31 gusht, për t’i prezantuar qytetarëve shkodranë por edhe turistëve të ndryshëm punimet e veçanta të punuara nga personat rezidentë në qendrat e zhvillimit të bashkisë Shkodër

Artikulli paraprakGJYKATA E APELIT LIRON KRYEKOMISAR SAIMIR RRUSTEMIN
Artikulli tjetërNDAHET NGA JETA PJERIN SHELDIJA, “MIKELANXHELOJA I SHKODRËS”