
Një tjetër seancë dhurimi gjaku vullnetar u zhvillua në ambjentet e fakultetit të Gjuhëve të Huaja në Shkodër në ndihmë të pacientëve talasemikë. Të shumtë janë studentët që angazhohen në të tilla fushata, pasi janë njohur me nevojat e pacientëve që vuajnë nga sëmundja e Talasemisë. E tillë është edhe Isilda Rexha e cila i është bashkuar fushatës për herë të dytë.
Për koordinatoren e projektit të dhurimit të gjakut, Vera Gjinaj, dhurimi vullnetar nuk arrin të plotësojë nevojat e njësive të gjakut në përgjithësi ndaj do të ishte mirë që dhurimi i gjakut të kthehej në një normë të shoqërisë.
Me dhjetëra njësi gjaku dhurohen në këto fushata, por pavarësisht kësaj, njësitë në disa raste nuk janë të mjaftueshme për të furnizuar me gjak pacientët në spitalin e Shkodrës dhe jo vetëm.