Ditën e sotme në sheshin “Skënderbej” u mbajt “Pop Art Festival” nga Arilena Ara dhe me të ftuar disa këngëtarë të njohur. Ky festival është i pari i llojit të tij për promovimin e një albumi muzikor dhe është koncerti i parë recital para mijëra vetëve në Tiranë për Arilenën. Gjon’s Tears, Noizy, Wendy dhe Cryejax janë këngëtarët që i’u bashkuan Arilenës në skenë të sonte.

Sakaq, është përfolur edhe Dafina Zeqiri, për të cilën Arilena ka treguar se ka qenë një nga të ftuarat e para, por nuk kanë arritur të menaxhonin dot datat.

Megjithëse fizikisht larg, Dafina e ka patur zemrën në Tiranë sonte. Arilena ka ndarë në llogarinë në Instagram një mesazh që Dafina i ka dërguar që në mëngjes. Ajo e inkurajon dhe i tregon gjithë dashurinë e saj teksa shprehet se do mundohet ta shohë diku shfaqjen.

Ndërkohë dy ditë më parë Arilena ishte e ftuar në “Pardon My French” ku tha se “Pop Art Festival” është diçka shumë më e madhe se një album apo festival, është një brand, një gjë që do të ketë jetëgjatësi. Arilena zbuloi për herë të parë se ky festival do zhvillohet edhe në qytete të tjera të Shqipërisë.

Artikulli paraprakEKLIPSI MË I GJATË HËNOR “NDRIÇON” QIELLIN, FOTO MAHNITËSE NGA BOTA
Artikulli tjetërLAJMI I FUNDIT/ AKSIDENT MASIV, DISA MAKINA TE PERFSHIRA DHE 2 TE PLAGOSUR