Kryetari i Bashkisë Shkodër në rrjetet sociale:

📢 Aplikimet për Paketën e Maleve

Bashkia Shkodër fton të gjithë të interesuarit të aplikojnë dhe të dorëzojnë dokumentacionin për përfitim nga Paketa e Maleve.

📌 Procedura e aplikimit
Subjekti paraqet kërkesën e argumentuar me shkrim përmes aplikimit online, në zërin e dedikuar për këtë qëllim në portalin e-Albania.

👉 https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=16987

Kërkesa duhet të shoqërohet me plan rilevimi të sipërfaqes së poseduar, të hartuar nga një ekspert gjeodet i licencuar.

📄 Dokumentacioni shoqërues
Kërkesa duhet të shoqërohet me një ose më shumë nga dokumentet e mëposhtme:
• Dokumentacion tatimor që vërteton ushtrimin e aktivitetit ekonomik mbi pasurinë;
• Fatura shërbimesh të lidhura me pasurinë (energji elektrike, ujë etj.);
• Deklarata ose dëshmi nga banorë dhe autoritete vendore që vërtetojnë përdorimin e vazhdueshëm dhe të pandërprerë të pasurisë për të paktën 10 vjet;
• Fotografí, ortofoto ose prova të tjera materiale që vërtetojnë posedimin;
• Çdo dokument tjetër që provon lidhjen e subjektit aplikues me pasurinë.

🤝 Asistencë për aplikim
Bashkia Shkodër, përmes Zyrës me Një Ndalesë – e-Albania, do të jetë në dispozicion të qytetarëve për asistencë dhe orientim gjatë procesit të aplikimit.

Artikulli paraprakKËRKESAT PËR AZIL NGA SHQIPTARËT NË BE RRITEN SËRISH NË TETOR, NIVELI MË I LARTË NGA JANARI
Artikulli tjetërPOLICIA E SHTETIT HAP GARËN PËR DREJTOR POLICIE DHE SHEF KOMISARIATI NË DISA QYTETE