Programi “Paketa e Maleve” vijon të zgjerohet në territorin e Bashkisë Shkodër. Kryetari i Bashkisë, Benet Beci, ka bërë të ditur se me vendimin më të fundit të Këshillit të Ministrave, programit i janë shtuar katër zona të reja.

POSTIMI I PLOTË:
Paketa e Maleve po zgjerohet edhe më tej në Bashkinë Shkodër!
Me vendimin më të fundit të Këshillit të Ministrave, programit i shtohen katër zona të reja:
📍 Shalë – Ndërlysaj, Lekaj, Gimaj, Nënmavriq, Nicaj-Shalë, Abat, Pecaj, Vuksanaj dhe Lotaj.
📍 Shosh – Ndrejaj, Nikaj-Shosh, Palaj, Pepsumaj dhe Brashtë.
📍 Pult – Pog, Kir, Gjuraj, Plan, Xhan, Bruçaj dhe Mgull.
📍 Postribë – Drisht, Ura e Shtrenjtë, Domen dhe Prekal.
Ky është një tjetër hap i rëndësishëm për zhvillimin e turizmit, agroturizmit, bujqësisë dhe ekonomisë familjare, duke krijuar më shumë mundësi për investime dhe mirëqenie në zonat tona malore.
Shkodra ka potencial të jashtëzakonshëm. Së bashku me Qeverinë Shqiptare, do të vazhdojmë të mbështesim zhvillimin e qëndrueshëm të çdo komuniteti malor. 🇦🇱

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakDITA E 53-TË E TUBIMIT NË KRYEQYTET, PROTESTUESIT STACIONOHEN TE KRYEMINISTRIA: NESËR TË GJITHË PARA KUVENDIT
Artikulli tjetërDHUNOHET NJË EFEKTIV I POLICISË RRUGORE NË SHKODËR, NGJARJA NË LAGJEN XHABIJE