Duke filluar nga e premtja e 1 prillit, fillon shpërndarja e pensioneve të rritura me 3.3% po ashtu edhe vlera prej 3 mijë lekësh të miratuara nga qeveria për Paketën e Rezistencës Sociale. Violeta Staka, drejtore rajonale e Sigurimeve Shoqërore në Shkodër bën me dije kategoritë të cilat përfitojnë nga këto ndryshime duke filluar që nesër.

Sipas listave paraprake të Institutit të Sigurimeve Shoqërore, në qarkun Shkodër janë rreth 15 mijë përfitues të kategorive të ndryshme.

Shpërndarja e pensioneve të indeksuara dhe bonusit prej 3 mijë lekësh nga Paketa e Rezistëncës Sociale fillon nga e premtja e një prillit, ndërkohë që në rang kombëtarë janë më shumë se 500 mijë përfitues.

 

Artikulli paraprakCOVID-19, MALËSIA E MADHE DY JAVË PA ASNJË RAST
Artikulli tjetërSHKODËR, MARKATA E “RUSIT” PA HAPSIRË DHE PA ÇATI