
Një avion me 40 persona në bord është rrëzuar në veri të Pakistanit.
Avioni i kompanisë Pakistan International Airlines humbi kontaktet me kullën e kontrollit, ndërsa ishte nisur për në Islamabad. Nuk dihet sesa është numri i viktimave nga rrëzimi i avionit. Një zyrtar i policisë rajonale tha për Reuters se avioni u rrëzua pranë Hevalian, 70 km larg Islamabad. Transportuesi kombëtar është akuzuar për dështim të sigurisë në të kaluarën. 44 persona humbën jetën në rrëzimin e fundit në vitin 2006. Fluturimet e saj janë ndaluar nga Bashkimi Europian në vitin 2007, për shkak të shqetësimeve mbi sigurinë.






