Disa persona të armatosur kanë hyrë në një Universtitet në veri-perëndim të Pakistanit duke hapur zjarr ndaj qindra studentëve që ndodheshin në godinë.

Deri më tani janë konfirmuar 20 viktima, po kjo shifër pritet të rritet pasi forcat e sigurisë janë ende duke u përballur me sulmuesit. Autoritetet kanë mbërritur menjëherë në vend-ngjarje duke rrethuar zonën teksa operacioni për neutralizimin e personave të armatosur vijon. Një zëdhënës i ushtrisë ka konfirmuar në rrjetin social tëitter se sniper-at kanë qëlluar nga distance duke vrarë katër nga ekstremistët. Qeveria ende nuk ka etiketuar ndonjë grup përgjegjës për sulmin, por e ka cilësuar atë si një akt terrorist. Ndërkohë, talibanët e Pakistanit, e kanë marrë përsipër autorisinë, duke thënë se janë militantët e tyre, ata të cilët kanë hyrë në ndërtesën e Universitetit.

Artikulli paraprakSULM TERRORIST NE UNIVERSITETIN E PAKISTANIT, 20 TE VDEKUR
Artikulli tjetërSHKODËR, DY AKSIDENTE GJATË 24 ORËVE