Pas shumë përpjekjesh me tre shkresa të dërguara drejtoria rajonale e arsimit i ka kthyer përgjigje “Sport Klub Vllaznisë” në lidhje me kërkesën për përdorimin e palestrave të shkollave në qytetin e Shkodrës.

DAR është e gatshme për t’u takuar me përfaqësues apo drejtues të shumësportëshit por përtej takimit drejtoria arsimore ka edhe disa kërkesa që “Sport Klub Vllaznia” duhet t’i plotësojë nëse kërkon përdorimin e palestrave të shkollave. Në përgjigjen e DAR për shumësportëshin thuhet se: “Në përgjigje të shkresës tuaj, DAR Shkodër duke vlerësuar maksimalisht situatën, duke patur parasysh rëndësinë e kërkesës dhe zbatimit të vendimit të këshillit bashkiak, pasi është njohur me listën e palestrave që ju kërkoni të përdorni, kërkon nga juaj informacion zyrtar në lidhje me disa kritere që duhen plotësuar”-bën të ditur drejtoria arsimore. 

PALESTRAT, DAR 9 KËRKESA për “SPORT KLUB VLLAZNIA”

Për të vijuar më tej DAR zbulon edhe se cilat janë kërkesat: 

a) Llojet e sporteve ose disiplinat sportive që do ushtrohen në palestra

b) Ekipet të cilat stërviten të kenë listat zyrtare të federimit që marrin pjesë në kampionatet kombëtare të moshave.

c) Emrat e trajnerëve përkatës

d) Oraret e stërvitjes për çdo ekip

e) Për skuadrat për të cilat nuk organizohet kampionat kombëtar të sillen listat zyrtare nga “Sport Klub Vllaznia”

Këto janë 5 kërkesat e drejtorisë rajonale të arsimit në adresë të “Sport Klub Vllaznia” në lidhje me përdorimin e palestrave. Në fund të shkresës DAR bën të ditur se është e gatshme për t’u ulur në bisedime. “Jemi të gatshëm për bisedime me ju si përfaqësues të “Sport Klub Vllaznia” në lidhje me këtë problematikë, pasi do të diskutohet edhe në lidhje me mirëmbajtjen e infrastrukturës, bazës materiale të shkollave, zhdëmtimet e mundshme do të ketë dhe pagesën e energjisë elektrike”-përfundon shkresa e DAR. Në këtë mënyrë ajo që mbetet është përgjigja e institucionit të shumësportëshit në rrugë zyrtare si dhe plotësimi i këtyre kritereve për të përdorur palestrat e shkollave për zhvillimin e stërvitjeve për ekipet e moshave të Vllaznisë.

Artikulli paraprakPROGRES RAPORTI PËR SHQIPËRINË, PRITET ME 15 TETOR
Artikulli tjetërBOKS U-18, VLLAZNIA KAMPIONE PËR TË 20-ën HERË