Komisioni i Posaçëm ka rënë dakord për miratimin e ligjit për Dekriminalizimin ndërkohë që për testin e drogës do të vendoset në seancën e ardhshme parlamentare. Parimisht edhe më parë opozita dhe mazhoranca kanë votuar pro këtij ligji.

Testi i drogës nuk do të përfshihet në ligjin e dekriminalizimit, sipas Taulant Ballës. Palët kanë arritur një konsensus për këtë proces, “të keqpërdorur për arsye politike”.  Menjëherë pas përfundimit të mbledhjes së Komisionit të Posacëm, deputetët të mazhorancës opozitës dhe LSI kanë shprehur mendimin e tyre lidhur me miratimin e ligjit. Në fjalën e tij nënkryetari Balla tha se kurrsesi nuk mund të miratonim një nen aq qesharak sa çishte i famshmi test i drogës. Balla tha se për të gjitha të tjerat opozita dhe mazhoranca kanë rënë dakord dhe më në fund tha ai u mbyll i gjithë ky proces i keqpërdorur