
“Pallati me hark” pranë sheshit “Isa Boletini” tashmë ka marrur një pamje të re pas përfundimit të punimeve, ku është bërë e mundur rehabilitimi i fasadës së pallatit, veshja me kapotë si dhe ndërhyrja në izolimin e tarracës.
Krahas rikonstruksionit të pallatit është bërë edhe rikualifikimi I sheshit për rreth ku janë shembur ndërtimet pa leje si dhe ka nisur rehabilitimi i lulishtës për ta kthyer në një hapësirë të gjelbër , të hapur dhe funksionale
Projekti për rikonstruksinon e pallatevene po realizohet në bashkëpunim mes “Agjensisë së eficencës së energjisë” dhe bashkisë Shkdoër , ku synohet jo vetëm të përmirësojë kushtet e jetesës për banorët por edhe të rrisë eficensën energjitike të ndërtesës , një hap I rëndësishëm drejt zhvillimit urabn të qëndruershëm






