Nënkryetari i Parlamentit nga radhët e opozitës, Edi Paloka i është përgjigjur Gramoz Ruçit, i cili sot tha se ajo që ndodhi të hënën në Kuvend nuk kishte ndodhur në 27 vjet.

Në një reagim në Facebook, Paloka tha se në Parlament në këto 27 vjet janë vrarë dhe sulmuar deputetët e opozitës, janë ngritur në piedestal kriminelët, dhe Garda u përdor për të bllokuar foltoren. Të gjitha këto sipas Palokës kanë ndodhur kur Parlamenti është drejtuar nga PS.

Reagimi i Edi Palokës në FB

Gramoz Ruci paska deklaruar se dhuna e ushtruar te henen ne Parlament, nuk ka precedente ne 27 vjet. Ne keto 27 vjet ka ndodhur qe deputete te opozites jane vrare dhe sulmuar fizikisht brenda parlamentit. Por si asnjehere ne keto 27 vjet, kriminelet, vrases, trafikante droge dhe prostitutash, u ngriten ne piedestal si anetare te Parlamentit.

Si asnjehere ne keto 27 vjet, Garda e Republikes u perdor per te bllokuar foltoren e Parlamentit duke i hequr dhunshem opozites te drejten e fjales. Te gjitha keto kane dhe me shume se kaq kane ndodhur sa here vendi dhe Parlamenti eshte drejtuar nga partia e Gramoz Rucit.