Nënkryetari i partisë demokratike Edi Paloka i quajti të papërshtatshme fyerjet në mbledhjet e kryesisë së PD në qendër por nga ana tjetër deklaroi se nuk ka një përçarje mes të rinjve e të vjetërve siç aludohet.

Lidhur me dekriminalizimin dhe ligjin që po diskutohet Paloka tha se ajo që po e pengon aktualisht është testi i drogës ku opozita e kërkon sepse duhet të nisë që nga kryeministri Edi Rama që për PD-në është një përdorues i drogës.Sa i përket zgjedhjeve të ardhshme parlamentare Paloka tha se qytetarët po i besojnë PD dhe do t’i besojnë më shumë falë modeleve të mira qeverisëse në bashkitë ku kanë fituar.Opozita kërkon prej kohësh zgjedhje të parakohshme në vend për keqverisjen e mazhorancës aktuale dhe tashmë duhet pritur nëse do të ketë apo një aksion të fortë të PD-së për ta çuar Shqipërinë në zgjedhje të parakohshme.

Artikulli paraprakINCIDENT NË MBLEDHJEN E KRYESISË TË PD SHKODËR
Artikulli tjetërNDRYSHIME NË DREJTORITË E SHKODRËS, NDRYSHON KREU I HIPOTEKËS