Forcat Speciale janë duke zhvilluar një operacion të gjerë për evidentimin e elementëve kriminalë në qytetin e Vlorës.

Operacioni ka nisur që prej orëve të para të ditës së sotme dhe po vijon.

Në të janë përfshirë forca të FNSH, Shqiponja dhe Delta Force, të cilat po verifikojnë makinat luksoze dhe pasuritë e personave të dyshuar se e kanë vendosur përmes trafiqeve.