Kryeministri Edi Rama ka postuar në profilin e tij në Facebook disa pamje nga zona turistike e Lëpushës në Malësinë e Madhe.
Malësia e Shqipërisë do të mbetet gjithmonë një ndër perlat e vendit tonë dhe një ndër atraksionet më intriguese për tu vizituar.

Ka qenë kryeministri Edi Rama, i cili ka ndarë disa pamje të mrekullueshme nga Lëpusha, shoqëruar me një mesazh domethënës për lidhjen e njeriut me natyrën dhe përkujdesjen e shtuar që duhet të tregojmë për të.

“MIRËMËNGJES dhe me këto pamje nga Lëpusha e Malësisë së Madhe, shoqëruar me thirrjen e natyrës sonë për të qenë të përgjegjshëm dhe të drejtë me brezat që do të lëmë pas, ju uroj një muaj të mbarë”, shkruan Rama në postim.

Artikulli paraprakSOT NIS VITI I RI SHKOLLOR NË KOSOVË
Artikulli tjetërSHKODËR, POLICIA NË 24 ORË, DISA PERSONA TE PROCEDUAR PENALISHT