Në fillim të këtij viti, çdo shkollë ne Lezhë krijoi kopshtin e saj, ku nxënësit mbollën kultura të ndryshme bujqësore, te pershtatura sipas zonave.Pas muajsh pune dhe kujdesi, produktet e kultivuara u prezantuan në panairin bujqësor me titull “Toka Jonë”, i cili u organiza ne shkollen e mesme te bashkuar “Karl Gega” nw Balldre.
Nxënës dhe mësues nga 25 shkolla u bënë bashkë për të ekspozuar prodhimet e tyre, duke përcjellë një mesazh të qartë për rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit dhe vlerësimit të tokës si një burim jetik për zhvillimin e qëndrueshëm.
Kjo iniciativë ka si qëllim që fëmijët të prekin nga afër botën bimore dhe të kuptojnë rëndësinë që ka toka për jetën dhe zhvillimin e tyre, u shpreh drejtoria e Zyres Vendore te Arsimit ne Lezhe Antoneta Suta.
Panairi u zhvillua në kuadër të një projekti mesimor të iniciuar nga Drejtoria Rajonale e Arsimit ne Lezhë, i cili përfshiu të gjitha Zyrat Vendore të Arsimit në qarqet Lezhë, Shkodër dhe Kukës. Përmes këtij angazhimi, nxënësit jo vetëm mësuan mbi procesin e kultivimit të bimëve, por edhe fituan njohuri praktike mbi kujdesin ndaj mjedisit dhe zhvillimin e qëndrueshëm.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakPËRKUJTOHET FIGURA E PATRIOTIT OSO KUKA
Artikulli tjetërBIEN INSTAGRAM E FACEBOOK, PËRDORUESIT SINJALIZOJNË PROBLEME ME DY RRJETET SOCIALE TË META-S