PRODHIME VENDASE, BIO DHE ARTIZANALE SHQIPTARE. Panairi me prodhime vendase shqiptare i bashkohet festimeve te shumta qe Bashkia e Shkodres kishte planifikuar per ditën e sotme.

Elementet tradicionale te ketij panairi jane nje pjese e rendesishme e festimeve te sotme kur gjithcka flet shqip, keshtu veshje tradicionale e kombetare shqiptare, prodhime bulmeti dhe pije te ndryshme, punime ne dru dhe te tjera elemente iu bashkuan ketij panairi i cili sot iu dedikua totalisht kesaj dite dhe kesaj date kaq te vecante. Nderkohe shume nga qytetaret shkodrane qe ishin pjese e ketyre festimeve te shumta qe Bashkia e Shkodres ka realizuar u bene edhe pjese e ketij panairi. Bashkia e Shkodres e ka kthyer tashme ne nje tradite te bukur hapjen e panaireve me prodhime vendase e artizanale duke mundesuar keshtu njohjen e per me teper edhe perdorimin e ketyre produkte vendase nga te gjithe por gjithashtu ruajtjen e ketyre elementeve kaq te rendesishem te cultures dhe tradites shqiptare per kete arsye hapja e panairit ne 28 nentor ka nje simbolike te veqante qe lidhet me prezantimin ne masat e gjera te popullsise te elementeve te tradites shqiptare

[iframe width=”300″ height=”390″ src=”//www.youtube.com/embed/IOZTeqUP7SY” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakMARATONA E PAVARËSISË NË STAR PLUS TV
Artikulli tjetër“MARATONA E PAVARËSIË”