
I kthyer në traditë, Bashkia Lezhë organizoi Panairin e Gjelit të Detit. Fermerët u mblodhën në Zadrimë, zonë e njohur prej dekadash për mbarështimin e këtij shpendi, simbol i tryezave të natës së ndërrimit të viteve. Krahas promovimit të produktit vendas, panairi solli edhe tradita kulturore e gastronomike të kësaj zone.
Teksa flasin për vështirësitë që po përballen, fermeret kërkojnë që gjeli i detit të konsumohet gjatë gjithë vitit, ndersa thonë se çmimi varion nga 7 deri në 10 mijë lekë për kilogram.
Sinkron BARDH GJONI FERMER, LEK HILA FERMER, FRIDON NDOJ SIPERMARRES
Kryetari i Bashkise Lezhë Pjerin Ndreu, thote se të gjithë bashkë duhet të bëjmë më shumë për ti dhënë më teper zhvillim sektorit të bujqësië dhe blegtorisë.
Prej fillimit të muajit dhjetor në Lezhë ka nisur tregtimi i gjelit të detit, teksa në Zadrimë mbarështohen rreth 15 mijë shpend çdo vit.






