Me rastin e festimeve të 7 Marsit, në qytetin e Shkodrës u organizua “Panairi i Mirënjohjes” dhe një aktivitet artistik në bashkëpunim me QKF ‘Kujtim Alija” në nder të mësuesve që kanë kontribuar ndër vite në institucionet arsimore. Shkollat e qytetit përgatitën stenda të posaçme për të prezantuar figurat e mësuesve që kanë lënë gjurmë në edukimin e brezave.
Ky aktivitet I kthyer në traditë u zhvillua si një vlerësim publik për figurën e mësuesit dhe për misionin e tij fisnik në formimin dhe edukimin e brezave të rinj.

Artikulli paraprakVALA E SHKARKIMEVE NË QEVERI, NESËR CEREMONIA E BETIMIT PËR MINISTRAT E RINJ PARA PRESIDENTIT
Artikulli tjetërDETYRIM PARAQITJE PËR 8 PROTESTUES NË RRJOLL