
Në sheshin para bashkisë Shkodër u hap “Panairi i Mirënjohjes”, i organizuar nga Zyra Vendore e Arsimit në bashkëpunim me shkollat e bashkisë Shkodër. Qëllimi i këtij panairi është promovimi i mësuesve që kanë kontribuar ndër vite në edukimin e brezave.
Ndërkohë, Flamur Miloti, një ish-mësues vlerësoi panairin por bëri edhe një krahasim të mësuesve në dy gjenerata të ndryshme.
Kjo ekspozitë është hapur në kuadër të aktiviteteve që po zhvillohen në kuadër të 7-marsit nga Zyra Vendore e Arsimit në bashkëpunim të ngushtë me të gjithë shkollat e qytetit.