Në shkollën “Atë Pjetër Meshkalla” në Shkodër u organizua “Panairi i Nismave Rinore kundër Dhunës me Bazë Gjinore”, një aktivitet që shënon edhe përmbylljen e fushatës së 16 ditëve të aktivizimit kundër dhunës.
Në këtë panair u prezantuan 11 nisma inovative, të hartuara nga nxënës të 11 shkollave të ndryshme të Shkodrës. Psikologia tek organizata “Gruaja tek Gruaja”, Suela Domnori, theksoi se qëllimi i këtij aktiviteti është krijimi i një hapësire ku të rinjtë të shprehin zërin e tyre, të diskutojnë hapur problematikat e dhunës me bazë gjinore.
Mesazhi kryesor i kësaj nisme është minimizimi dhe parandalimi i çdo forme të dhunës, duke filluar nga ndërgjegjësimi i brezit të ri.
Në fund të aktivitetit u përzgjodh si nisma më e mire iniciativa e shkollës Dituria, e cila do të mbështetet për zbatim në mars të vitit 2026 nga organizata Gruaja tek Gruaja.

Artikulli paraprakBOKSIERI NELSON HYSA TAKIM ME TË RINJTË NË SHKODËR
Artikulli tjetërKONFERENCË, EKONOMIA DHE RAPORTI ME AI