Per te dytin vit me rradhe bashkia Shkoder ka organizuar “ Panairin e punes dhe biznesit” ku moren pjese dhjetra biznese , institucione me fokus punesimin dhe formimin profesional si dhe nxenes te interesuar per te njohur ate cka ofron tregu i punes ne Shkoder.

Kryetarja e Bashkise Shkoder Voltana Ademi tha se jane shume te rinj te cilet dalin nga bankat e shkollave dhe univeristeteve dhe ndihen te pashprese per te gjetur punes, e nga ana tjeter ka biznese te cilet me muaj kerkojne punonjes te kualifikuar Drejtorja e zyres se punes ne Shkoder Rozafa Zmijani pranoi qe Shkodra vuan papunesine teksa tha se ne zyren e punes paraqiten dhjetra kerkesa nga operatoret e biznesit per punesim

Ky aktivitet realizohet në kuadër të forcimit të bashkëpunimit ndërmjet pushtetit vendor, bizneseve dhe punëkërkuesve, me qellim promovimin e forcës aktive të punës dhe promovimin e produkteve dhe shërbimeve të bizneseve sipas sektorëve të ndryshëm të ekonomisë.

Artikulli paraprakAKSIDENTOHET PËR VDEKJE 65- VJEÇARJA
Artikulli tjetërVRAU ISH- BASHKËSHORTEN GJYQTARE PROKURORIA PËRFUNDON HETIMET